Site icon Telegrafi

Haradinaj uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka tënë se ”sot në prag të Bajramit të Vogël, në këtë natë të madhe, gjithë besimtarëve të fesë Islame, u përcjellë urimet më të përzemërta për këtë festë, të gëzimit, respektit e solidaritetit”.

Urimi i Haradinajt:

‘Besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët janë virtyte të popullit tonë. Sot, në prag të Bajramit të Vogël, në këtë natë të madhe, gjithë besimtarëve të fesë Islame, u përcjellë urimet më të përzemërta për këtë festë, të gëzimit, respektit e solidaritetit. Uroj që ky mesazh të përcillet gjeneratë pas gjenerate, duke ndarë të mirën dhe duke dëshmuar humanizmin, si vlerë e jona e patjetërsueshme.

Me fat!’, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version