Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka folur për zgjedhjet e parakohshme nacionale që priten të mbahen në vend.
Haradinaj ka thënë se parapëlqen një koalicion me parti më të vogla siç janë Nisma, PSD e AKR.
“Nuk synojmë një koalicion të madh si rasti me PDK, LDK, e VV, por mbesim të hapur me disa parti partnere si rasti i Nismës, PSD-së dhe AKR-së. Unë e kam pasur për nderë t’i shërbej vendit së bashku me PDK-në, AKR-në dhe Nismën. E kemi vendosur që më tutje t’iu ofrohemi qytetarëve të vetëm dhe jo më si PAN”, ka deklaruar Haradinaj, për rtv21.