Telegrafi

Haradinaj tregon se çka bisedoi me krerët e Listës Serbe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se takimi i së enjtes me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin Milan Radojçiq ka biseduar për partneritet dhe shqetësimet e pakicës serbe.

Ai këto komente i ka bërë për media në Qeverinë e Kosovës.

“Kam biseduar me Listën Serbe, të përfaqësuar nga kryetari Goran Rakiq dhe Milan Radojciq të cilin e  njoh dhe më herët. Biseda ka qenë partneriteti me listën serb dhe shqetësimet  e tyre, si siguria, etj”, theksoi Haradinaj.

Ai ka thënë se është mirë është që deputetët e Listës Serbe po ulen në ulëset e Kuvendit, por Qeveria sipas tij, nuk e ka problem mungesën e  një shumice të caktuar.

“Proceset po ecin dhe mungesa e tyre në qeveri nuk e  ndal punën, ata thjesht humbin për vete”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës ka folur edhe për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët janë larguar nga ky institucion për shkak të kërcënimeve të cilat pretendohet se janë bërë nga disa pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë.

“Nuk do të lejojë që askush në vend t’i kërcënoj qytetarët e Republikës së Kosovës për të marrë pjesë në institucione të caktuara vendore. Kosova  është e hapur për qytetarët serb dhe institucionet. Nuk do të lejojë që askush t’i kërcënoj”, u shpreh Haradinaj. /Telegrafi/