Site icon Telegrafi

Haradinaj thotë se vonesat në liberalizmin e vizave janë pasojë e Qeverie dhe kryeministrit inatçi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe lajmit se Tanja Fajon, raportuesja e BE-së për Kosovën, ka shtyre votimin për heqjen e vizave për Kosovën.

“Lajmi i keq është Qeveria e korruptuar e Kosovës. Qeveri e cila pa asnjë kuptim ka bërë një marrëveshje që humb mbi 8 mijë hektarë të territorit dhe pastaj edhe më pakuptueshëm e ka zvarritur për gati një vit rishikimin e demarkacionit. Prandaj, edhe vonesat eventuale të liberalizimit janë pasojë direkte e padijes së kësaj Qeverie dhe një kryeministri inatçor.

Pse e ka humbur gati një vit kjo Qeveri, nuk ka asnjë lloj kuptimi. Demarkacioni duhet të rishikohet, prandaj humbja e kohës është faturë krejt e panevojshme që po e paguajnë qytetarët për këtë qeveri pa lidership. Që nga Maji i vitit 2015, kur kam inicuar interpelancë në Kuvend për demarkacionin, jam munduar të kontribuojë në zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje. Por, fatkeqësisht, kemi të bëjmë me një Qeveri inatçore dhe të pavizion.

Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe që demarkacioni të mos e dëmtojë territorin e saj! Qeveria është përgjegjëse para popullit, pse nuk ka ndodhur as njëra as tjetra!” (sic.), ka shkruar ai.

Exit mobile version