Telegrafi

Haradinaj thotë se vizat do të hiqen para Vitit të Ri

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë para Vitit të Ri.

Haradinaj në “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit ka pohuar se Gjermania është duke e prirë këtë proces prandaj do të jetë shumë më e lehtë, përcjell Telegrafi.

“Liberalizimi i vizave do të vjen para fundit të vitit. Qeveria e ardhshme do të jetë aty kur të vjen liberalizimi i vizave. Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë do të vjen në Kosovë. Jemi duke e kryer punën finale për liberalizim dhe kur të bëhet kjo të mos ketë asnjë ngecje”, ka pohuar ai.

Debat Plus me Ermal Pandurin – Ramush Haradinaj pas 6 tetorit – 21.10.2019

Ramush Haradinaj pas 6 tetoritRamush Haradinaj – Kryeministër në largimAstrit Gashi – Gazeta BlicFidan Rama – RTV DukagjiniImer Mushkolaj – Analist

Publiée par RTV Dukagjini sur Lundi 21 octobre 2019

Haradinaj në “Debat Plus”, ka folur edhe për rezultatin e AAK-së në zgjedhje, Qeverinë e re, taksën e tema tjera të rëndësishme.

Ai ka pohuar se arsyeja pse ka prishur koalicioni ka qenë sepse ai ishte duke shkuar drejt ndarjes së Kosovës./Telegrafi/