Telegrafi

Haradinaj thotë se kufiri me Malin e Zi zbardhet atëherë kur burgosen ata që e zbritën vijën kufitare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se ka kaluar koha kur për hartën e Kosovës kanë vendos të tjerët.

“Për tokën tonë, nuk i japim llogari askujt. Respekt secilit, por Kosova është Kosovë, dhe kufiri është në kufi, atje ku ka qenë, në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit. Mirë se vjen kushdo që vjen në Kosovë, por kufijtë tanë i caktojmë vetë. Ka kaluar koha, kur në emër të stabilitetit, priten hartat me gërshërë. E vërteta për kufinin me Malin e Zi do të zbardhet në ditën që burgosen ata që e zbritën vijën kufitare për disa kilometra brenda territorit të Kosovës, ka shkruar ai.