Site icon Telegrafi

Haradinaj thotë se është rritur importi nga Serbia, kritikon ashpër Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë qeverisjes së Albin Kurtit është rritur importi nga Serbia.

Haradinaj thotë se në kohën kur ai ishte kryeministër, Serbia për 1 vit ka mundur t’i shesë 4 milionë euro produkte të vetat edhe atë duke paguar taksë 100%, kurse gjatë qeverisjes së Kurtit kjo shifër ka mbërritur në mbi 300 milionë, transmeton Telegrafi.

“O Popull, shpenzojeni një minutë për të parë çka është reciprociteti i Albin Kurtit. Në qeverinë time Serbia mundi që për një vit t’i shesë 4 milionë euro produkte të vetat edhe atë duke paguar taksë 100%! Në qeverinë e Kurtit kjo shifër vetëm për vitin 2021 ka mbërritur në mbi 300 milionë! Sot produktet e Serbisë e kanë pushtuar tregun e Kosovës”, thotë Haradinaj.

Kreu i AAK-së tutje ka shkruar “ky është reciprociteti mashtrues i Albin Kurtit”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version