Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh edhe kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, sot gjatë vizitës në Pejë ka takuar strukturat e partisë së tij dhe ka shpërndarë libreza për anëtarët e rinj.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “besimi i qytetarëve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po rritet përditë”.
“Gjatë takimit me strukturat e partisë në Pejë, pata kënaqësinë t’i mirëprisja dhjetëra aderime të reja në AAK, të cilët i bashkohen rrugëtimit tonë për një Kosovë të dinjitetshme, të konsoliduar dhe të zhvilluar ekonomikisht”.
“Mirënjohës të gjithëve që besojnë në vizionin dhe vlerat shtetformuese të Aleancës”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/