Site icon Telegrafi

Haradinaj: Të votojmë kundër, kësaj here i bindur se nuk do t’iu nënshtrohemi presioneve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se Kosova është një dhe e pandashme dhe territori i saj është i paprekshëm.

Lexoni të plotë reagimin e Haradinajt:

“Të nderuar kolegë deputetë të Parlamentit të Kosovës, Kosova është një dhe e pandashme dhe territori i saj është e paprekshëm.

Unë kam bindje të plotë, kam besuar dhe vazhdoj të besojë, se shumica jonë absolute jemi të vendosur, që këtë herë të mos u nënshtrohemi presioneve dhe të vihemi në anën e së drejtës, në anën e interesit të shtetit të Kosovës.

Sot do të dëshmojmë se ne jemi përfaqësues të popullit, dhe do të flasim e do të votojmë siç kërkon sovrani.

Votimi i sotëm nuk është betejë e deputetëve të Dukagjinit, por e deputetëve të të gjithë Kosovës.

Vota kundër na fuqizon të gjithë neve, e fuqizon parlamentin dhe demokracinë në vend. Qeveria mund të dërgojë çfarëdo projektligji, ndërsa Kuvendi është ai që vendosë vetëm në emër të popullit”. /Telegrafi/

Exit mobile version