Site icon Telegrafi

Haradinaj takon Ramiz Kelmendin: Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një model të ri të qeverisjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar njërin nga biznesmenët më të suksesshëm në Kosovë, Ramiz Kelmendin, pronar i kompanisë “Elkos”.

Haradinaj ka thënë se AAK qëndron fuqishëm krah sektorit privat, sepse i shohim si kontributdhënësit më të mëdhenj në rritjen ekonomike.

“Sfidat që ka Kosova në sferën e zhvillimit ekonomik, ishin temë kryesore e bashkëbisedimit në takimin që e pata me njërin prej biznesmenëve më të suksesshëm në vend, Ramiz Kelmendin. Ai meriton gjithë admirimin tonë për mbajtjen me sukses të kompanisë që e drejton, me qindra të punësuar. Ramiz Kelmendi, me kompaninë e tij ‘Elkos’ si dhe bashkëpunëtorët e tij, që në fillet e para të lirisë ishin shpresë për zhvillimin e vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Aleanca qëndron fuqishëm krah sektorit privat sepse i shohim si kontributdhënësit më të mëdhenj në rritjen ekonomike të vendit dhe në uljen e papunësisë. Ekonomia sot ka nevojë për një model të ri të qeverisjes!”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version