Site icon Telegrafi

Haradinaj takon përfaqësuesit e komunitetit egjiptian dhe ashkali, flasin për sfidat e tyre

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim deputetin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, si dhe deputetin e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifin.

Haradinaj në një postim të tij në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kanë biseduar për proceset dhe sfidat që i kanë përpara.

Ai po ashtu tha se kanë arritur të adresojnë dhe të ju gjejnë zgjidhje dy komuniteteve për tema me rëndësi, në Kosovë.

“Bashkëbisedim me deputetët Veton Berisha dhe Etem Arifi, për proceset dhe sfidat që i kemi përpara. Falë angazhimit të përbashkët konstruktiv, kemi arritur të adresojmë dhe t’iu gjejmë zgjidhje shumë temave me rëndësi për komunitetet egjiptian dhe ashkali në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version