Kryetari për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj është takuar me kongresmenin amerikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ritchie Torres.
Përmes një postimi ne llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se kishte ngrënë darkë me kongremenin Torres por edhe me ambasadorin shqiptar në OKB Ferit Hoxhën dhe më shumë miq shqiptarë në SHBA.
“Nder i veçantë mbrëmë, darka në shtëpinë e familjes atdhetare Gecaj, me mikun e madh të shqiptarëve kongresmenin Ritchie Torres, ambasadorin shqiptar në OKB z. Ferit Hoxha, z. Harry Bajraktari dhe shumë miq të tjerë të çmuar. Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme. Faleminderit për mikpritjen Rrustem Gecaj”, ka shkruar ai./Telegrafi/