Site icon Telegrafi

Haradinaj takon deputetin Milaim Zeka

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim deputetin e Nismës për Kosovën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Milaim Zeka, me të cilin ka biseduar për temat e aktualitetit politik, për mirëvajtjen e koalicionit qeverisës dhe për një dinamikë të re në qeverisjen e vendit.

Deputeti Zeka është anëtar i Komisionit Parlamentar për Media, ndërsa kryeministri Haradinaj është interesuar rreth ligjit për transmetuesin publik, RTK.

“Deputeti Zeka e ka njoftuar kryeministrin për nismën legjislative të këtij komisioni për amandamentimin e këtij ligji, i cili rregullon fushëveprimin e transmetuesit publik, Radiotelevizionit të Kosovës (RTK)”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version