Telegrafi

Haradinaj takon ambasadorin Hovenier: I lumtur që SHBA-ja mbështet dialogun me njohje reciproke, duke mos cenuar integritetin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Përmes një shkrimi në Facebook, tha se është i lumtur që SHBA-ja mbështet dialogun me njohje reciproke, duke mos cenuar sovranitetin e vendit.

“I lumtur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin Kosovën në një proces dialogu që do të përfundojë me njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, duke mos cenuar integritetin, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë”, tha Haradinaj.

Më tej theksoi se ky qëndrim më është ri-konfirmuar edhe nga ambasadori Jeffrey M Hovenier.

“Ambasadorit Hovenier i urova mirëseardhjen dhe shumë sukses në detyrën e tij në Republikën e Kosovës dhe u dakorduam për thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve”, tha në fund./Telegrafi/