Site icon Telegrafi

Haradinaj takon ambasadoren e Finlandës, kërkon mbështetje për liberalizim të vizave

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadoren finlandeze, Pia Stjernvall, ku ka ritheksuar se rreshtimi i Finlandës me të drejtën e Kosovës, për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve tanë, i sjellë BE-së një partner serioz si vlerë e shtuar në familjen e madhe evropiane.

Haradinaj këtë e bëri të ditur në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku ka shkruar se përmes ambasadores Stjernvall ka përcjellë kërkesën që kryeministri finlandez të sponsorizoj të drejtën në Këshillin e Ministrave, për procesin e liberalizimit të vizave.

“Në takim me ambasadoren finlandeze, Pia Stjernvall, ritheksova se rreshtimi i Finlandës me të drejtën tonë, për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve tanë, i sjellë BE-së një partner serioz si vlerë e shtuar në familjen e madhe evropiane. Përmes ambasadores Stjernvall përcolla zyrtarisht kërkesën për Kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne, që gjatë kryesimit të BE-së të sponsorizojë të drejtën e Kosovës në Këshillin e Ministrave, që vendi ynë ta marrë përgjigjen përfundimtare për procesin e liberalizimit të vizave”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version