Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.
Zaev është pritur me ceremoni shtetërore.
Pas takimit Haradinaj-Zaev, të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për media.
Zaev përveç me Haradinajn do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi.
Kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë. /Telegrafi/