Telegrafi

Haradinaj takohet me Kosnett, bisedojnë për zgjedhjet parlamentare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Haradinaj në një shkrim të bërë në Facebook, ka shkruar se me ambasadorin Kosnett ka biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike.

“Në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, për të biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë zgjedhjet dhe maturinë politike që Kosova ka treguar deri më tani”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se “bashkërisht të gjitha partitë duhet të jemi të përkushtuar për një proces zgjedhor fer dhe demokratik, si dhe të fuqizojmë besimin e qytetarëve në institucionet tona”.

Kosnett gjatë ditës ka vizituar edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen më 6 tetor./Telegrafi/