Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi të hënën se ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Me të tha se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
“Sot në një takim me Ambasadorin e SHBA, Hovenier, diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të posaçëm për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”.
“Miqësia mes dy vendeve tona është e përjetshme”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Ndryshe, Ramush Haradinaj është rizgjedhur kryetar i AAK-së të dielën. Ai ishte kandidati i vetëm për këtë pozitë. /Telegrafi/