Telegrafi

Haradinaj-Stublla i reagon Tahirit: Gënjeshtër e pastër, se për shkak të pandemisë nuk ka qenë e mundur pjesëmarrja në inaugurimin e ambasadës në Izrael

Ish-ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla ka përgënjeshtruar ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Besnik Tahirin, i cili sot deklaroi se për shkak të pandemisë askush nga Kosova nuk ishte në hapjen e Ambasadës së Kosovës, në Izrael.

Haradinaj-Stublla përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se e vërteta është që nuk ka pasur guxim dhe as vizion për t’a formalizuar këtë akt historik.

Lexo po ashtu Tahiri për hapjen e ambasadës në Jeruzalem: Ndër momentet më të rëndësishme në shtet-ndërtimin e Kosovës

“Është gënjeshtër e pastër deklarata e dhënë sot nga salla e konferencave në MPJD se kinse për shkak të pandemisë nuk paska qenë e mundur pjesëmarrja në inaugurim. E vërteta është që NUK kanë pasur guxim as vizion për t’a formalizuar këtë akt historik, e as për të punuar jashtë konturave personale/politike për interes afatgjatë shtetëror. Kaq për tash”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook. /Telegrafi/