Site icon Telegrafi

Haradinaj-Stublla: Mbështetja e SHBA-së në vettingun diplomatik është e rëndësishme

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla ka zhvilluar sot një video-konference me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett, të cilin e ka njoftuar për reformën e planifikuar të Shërbimit të Jashtëm përmes projektit të vettingut diplomatik.

“E njoftova ambasadorin Kosnett për gjendjen e gjetur në MPJD, për vizionin dhe prioritetet politike e funksionale, për të cilat gjeta mbështetje nga ana e tij, sidomos në reformën e planifikuar të Shërbimit të Jashtëm që do realizohet përmes projektit të vettingut diplomatik”, tha Haradinaj-Stublla.

Ndërtimi i bashkëpunimit me mekanizmat e NATO-s, ishte temë me theks të veçantë e bisedës.

“Në një bisedë shumë përmbajtësore dhe të përzemërt me ambasadorin Philip Kosnett, shpreha mirënjohjen e thellë për rolin jetik të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës. Lidhja strategjike e Kosovës me SHBA-të është e fortë dhe e përhershme, dhe vendi ynë me krenari i përket botës së udhëhequr nga Amerika”, tha Haradinaj-Stublla.

Ndërsa, ambasadori Kosnett ka shprehur gatishmërinë për ta vazhduar mbështetjen e mëtutjeshme në proceset e rëndësishme të vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version