Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, e cila ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vizituar varret e familjes Byryqi në New York.
Shefja e diplomacisë kosovare me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se, kërkimfalja dhe vendosja para drejtësisë e akterëve të vrasjeve në Kosovë, është rruga e vetme për paqe në rajon.
“Rezoluta e miratuar në Kongresin Amerikan, në shkurt të vitit 2017, është mesazh i qartë për Serbinë – se pranimi i fajësisë, kërkimfalja dhe vendosja para drejtësisë e akterëve të masakrave e vrasjeve të shqiptarëve të Kosovës, është rruga e vetme që na shpie tek paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti në rajon”, ka shkruar Haradinaj.
Që nga viti 2006 janë zhvilluar dy procese gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Bytyçi ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë. /Telegrafi/