Kreu i ekzekutivit të vendit, Ramush Haradinaj ka folur sot lidhur me pohimet se Serbia ka kërkuar përfshirjen në hetime në rastin e Oliver Ivanoviqit.
Haradinaj ka thënë se juridiksionin për hetime në Kosovë e kanë vetëm institucionet e Kosovës.
“Juridiksionin për hetime në Kosovë e kanë vetëm institucionet e Kosovës”, tha Haradinaj, duke shtuar se EULEX-i dhe UNMIK-u nuk kanë kompetencë të japin autorizime të tilla.
“Të vetmit ata që kanë kompetencë të japin autorizime të tilla janë institucionet e Kosovës”, tha kryeministri, duke shtuar se një kërkesë e tillë nuk iu është dorëzuar institucioneve të vendit.
Ai tha se ajo çfarë është kërkuar është shkëmbim informatash, e që për këtë janë pro edhe institucionet e Kosovës pasi rasti Ivanoviq ndërlidhet edhe me njerëz dhe akterë që nuk janë vetëm në Kosovë. /Telegrafi/
Foto: Arkiv