Telegrafi

Haradinaj: Si shoqëri duhet të reflektojmë për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se si shoqëri duhet të reflektojmë për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm.

Haradinaj këtë thirrje e bëri gjatë ditës së sotme ku edhe shënohet Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizëm.

“Sot, në shënimin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, të reflektojmë si shoqëri për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm dhe për rritjen e vetëdijes për sfidat me të cilat përballen ata dhe familjet e tyre. Le të na shërbejë kjo ditë për të njohur e nderuar talentet dhe aftësitë unike të personave me autizëm, si anëtarë të çmuar të shoqërisë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se duke shfaqur më shumë mirësi dhe solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria jonë zhvillohet dhe forcohet edhe më shumë. /Telegrafi/