Site icon Telegrafi

Haradinaj: Shqiptarët morën rreziqet mbi supe për të shpëtuar hebrenjtë

Shqiptarët ishin më meritorët për shpëtimin e hebrenjve, edhe pse populli shqiptar në atë kohë ishte në një gjende të rëndë dhe ishte për një kohë të gjatë nën okupim.

Kështu u tha me rastin e hapjes së ekspozitës së fotografive dhe dokumenteve në Bibliotekën Kombëtare, me ç’rast është bërë edhe promovimi i librit “Rrugëtimi –Journey”, i autorëve Skënder Asani dhe Albert Ramaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri morën rreziqe të mëdha mbi supe për të shpëtuar qindra familje hebrenjsh, të cilat u depërtuan nga vendet e ndryshme.

“Besojmë se përmes punës së tyre autorëve Skënder Asani dhe Albert Ramaj hulumtuese shkencore do të dalin në shesh të vërtetat e reja lidhur me kontributin e shqiptarëve në këtë kauzë të drejtë… I kujtojmë bashkë ato ngjarje së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten më kurrë”, tha kryeministri Haradinaj.

Autori i librit “Rrugëtimi –Journey”, Skender Asani tha se rrugëtimi i popujve shqiptar dhe hebrenj ka qenë identik, ku me bujari shqiptarët shpëtuan popullin hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Rrugëtimi i dy popujve, shqiptarë dhe hebrenj ka qenë identik. Pra, popujt e kanë një fjalë ku thotë se: ‘Para fakteve përulen edhe perënditë’, ashtu edhe ne dita – ditës po bindemi që çdo fakt apo çdo hulumtim që po e bëjmë po na shpie të kujtojmë se bujaria, tradita, besa dhe mirëpritja shqiptare, ka qenë shpëtim i vetëm i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqiptari si zot shtëpie, e ka ruajtur mikun, shokun, familjen, nga një zhdukje që në atë kohë u kanosej hebrenjve…”, theksoi Asani.

Ruzhdi Shkodra, kryetar i Shoqatës “Izraeli” me këtë rast deklaroi se sot në promovimin e veprës, lexuesve u sillet një fakt i Luftës së Dytë Botërore për mbrojtjen e hebrenjve.

Mehmet Prishtina recensent i librit, tha se sot po promovohet një e dhënë e jetesës së përbashkët me hebrenjtë.

Në këtë promovim për të pranishmit është shfaqur edhe një video mesazh i ambasadores së Izraelit në Beograd. /KP/

Exit mobile version