Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendosjes së barrikadave në veri.
Në një shkrim në Facebook, ai tha se shteti i Kosovës duhet të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri.
Më tej kërkojë që Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare.
Po ashtu Haradinaj, apeloi tek BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri.
“Shteti i Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri. Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare. Apeloj te BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri. Paqja është e paalternativë! Kosova dhe Serbia të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë”, tha Haradinaj.
Policia e Kosovës njoftoi se ka mbyllur për qarkullim pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.
Autoritetet e rendit kërkuan që qytetarët të përdorin për qarkullim pikëkalime të tjera.
Sipas PK-së kjo është një masë paraprake e sigurisë, pasi serbët lokalë bllokuan disa rrugë në veri, si shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës./Telegrafi/