Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur edhe një herë rreth aksionit të ndërmarrë nga Njësia Speciale në veri të Mitrovicës.
Nëpërmjet një shkrimi të bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook, ai ka shkruar se Qeveria e Serbisë nuk duhet të synojë minimin e përpjekjeve për luftimin e krimit të organizuar.
Dhe se forcimi i sundimit të ligjit është interes thelbësor i vendit dhe rajonit. Tutje ai ka theksuar se, krimi i organizuar dhe kontrabanda janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për progresin tonë të përbashkët, dhe nuk duhet të mbështetet mbi bazën e përkatësisë etnike dhe të çfarëdo baze tjetër.
Ndërkohë, operacioni policor i cili po shtrihet në disa rajone të ndryshme, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e disa qytetarëve dhe disa zyrtarëve policorë të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, të cilët kanë qenë të dyshuar./Telegrafi/