Telegrafi

Haradinaj: Rita është ylli i Kosovës, por edhe yll i muzikës botërore

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në vazhdën e aktiviteteve në ditën e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është takuar me kryeministrin e Republikës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës e ka quajtur 27-vjeçarin si yllin e vendit tonë, por njëherësh ajo është yll ndërkombëtar i muzikës.

Ndërsa më tej e ka falënderuar Ritën për ardhjen duke ua dhënë mundësinë shqiptarëve që të festojnë Ditën e Pavarësisë me një koncert madhështor të një ylli që e njeh e gjitha bota.

“Me ne është ylli ynë i Kosovës, por ylli i muzikës botërore, Rita Ora”, ka thënë Haradinaj.

Lexo po ashtu Rita Ora: Ne kemi shumë talentë dhe talente, duhet ta bëjmë vendin tonë krenar (Foto/Video)

“E falënderoj nga zemra për ardhjen, për këtë mundësi për të qenë bashkë me ju, për t’ia uruar Kosovës dhjetëvjetorin e Pavarësisë”, ka theksuar më tej kryeministri.

“E falënderoj shumë kryeministrin që ka gjetur kohë të qëndrojë me mua”, ka thënë Rita pjesërisht në shqip dhe pjesërisht në anglisht.

Rita Ora ndodhet në Kosovës për nder të dhjetëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit tonë.

Autorja e shumë hiteve botërore në mbrëmje do të mbajë një koncert në qendër të Prishtinës, ku do ta kenë mundësinë ta dëgjojnë drejtpërdrejt fansat e shumtë të saj. /Telegrafi/