Site icon Telegrafi

Haradinaj reagon pas arrestimit të deputetëve të Vetëvendosjes

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur të premten për arrestimin e deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Donika Kadaj-Bujupit, duke thënë se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

Haradinaj ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes duhet të paraqiten para Gjykatës.

Lexo po ashtu Arrestohen Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu (Video)

“Sot ndodhi arrestimi i deputetëve të Kosovës. Tani e vërteta është se kundërshtonim marrëveshjeve që mbesim rrezik për Kosovën. Ne mendojmë që ai rebelim i atëhershëm ka sjelle të mira”, tha Haradinaj.

Ai ka thënë se deputetët që kanë kundërshtuar nuk kanë pse të mos paraqiten në Gjykatë, pasi nuk kanë bërë asgjë që duhet të fshihet.

“Të gjithë e kemi bërë me vetëdije kundërshtimin”, ka thënë Haradinaj.

Exit mobile version