Site icon Telegrafi

Haradinaj: Qeverisja Kurti po mashtron dhe varfëron qytetarët

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë detaje nga takimi me qytetarët e Junikut.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj njoftoi se bashkëbisedoi për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, teksa thotë se ka theksuar shqetësimin e tij për qeverisjen e Kurtit.

Haradinaj ka thënë se qeverisja e Kurtit nuk përkon fare me kohën në të cilën po jetojmë, mashtrimin dhe varfërimin e vazhdueshëm të qytetarëve nga ana e tij, krizën e thellë ekonomike dhe energjetike.

“Në Junik bashkëbiseduam me qytetarët për marrëveshjen për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shqetësimin e rrjedhave të situatës dhe mënyrës së dobët se si qeveria e ka menaxhuar këtë proces me rëndësi jetike për vendin”.

“Theksova shqetësimin tim për logjikën qeverisëse të Kurtit, që nuk përkon fare me kohën në të cilën po jetojmë, mashtrimin dhe varfërimin e vazhdueshëm të qytetarëve nga ana e tij, krizën e thellë ekonomike dhe energjetike”.

“Për hirë të interesave nacionale, Aleanca do të ofrojë përkrahjen e saj për proceset pozitive që hapin dyert tona në NATO dhe na vendosin nën ombrellën e sigurisë dhe stabilitetit”.

“Përndryshe, një dezertim i mundshëm në këtë situatë, për arsye të ndryshme folklorike, do ta dëmtojë rëndë shtetin dhe kauzën tonë”, shkroi Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version