Site icon Telegrafi

Haradinaj: Qeveria në funksion të ekipit negociator për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator të votuar në Kuvend, me qëllim të koordinimit të veprimeve dhe afateve për procesin e dialogut.

Sipas të parit të ekzekutivit, qeveria e Kosovës ka ndërtuar një ekip dinamik të ekspertëve që ka përgatitur materien gjithëpërfshirëse, të gjallë, të hapur për debat, me qëllim që procesi i dialogut mes dy shteteve të jetë transparent, transmeton Telegrafi.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se është zotuar që qeveria të jetë në funksion të plotë të ekipit negociator, dhe se mund të llogaris tërësisht në ekspertizën që e posedojnë të gjitha mekanizmat dhe sektorët e shtetit.

Ndryshe, javën e kaluar është votuar në Kuvend rezoluta e propozuar nga PSD për dialogun, por është kundërshtuar nga LDK dhe VV.

Ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump, i ka shkruar një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku mes tjerash bën thirrje për unifikim të faktorit politik dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version