Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i është gëzuar lajmit që Shqipëria do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s në vitin 2027.
Haradinaj thotë se kjo është mundësi e mirë që Kosova të ketë vendin e vet.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka paralajmëruar se Shqipëria do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s në vitin 2027. Kjo është një mundësi e mirë që Kosova të ketë zërin e vet direkt në Samitin e NATO-s. Deri atëherë, tranzicioni i Ushtrisë sonë do të jetë praktikisht i përfunduar, kjo sipas Planit që kemi futur në funksion në fund të vitit 2018”.
Megjithatë sipas kreut të AAK-së për të arritur Kosovë të bëhet pjesë e samitit të NATO-s, duhet ndërruar qeveria.
“Por, për të arritur që Kosova të jetë në Samitin e NATO-s në Tiranë më 2027, së pari duhet ta ndërrojmë Qeverinë më 2025 dhe të kemi dy vjet pandalur në angazhim të ngushtë me SHBA dhe NATO”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/