Telegrafi

Haradinaj: Pretendimet territoriale kanë bllokuar dialogun, jo taksa

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, duke thënë se taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë

Ndërsa, Haradinaj ka reaguar duke thënë se Kosova është shtet sovran me kufijtë ndërkombëtarësh të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta.

“A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufij, ndërkombëtarësh të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta”, ka shkruar ai në Facebook.