Telegrafi

Haradinaj pret një delegacion nga Britania e Madhe

​Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot do të takohet me një delegacion nga Britania e Madhe.

Pjesë e delegacionit do të jenë Andrew Page, shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor si dhe Susan Laffey, zyrtare e Lartë e Sektorit Analist, nga Foreign Office, Londër, të shoqëruar nga ambasadori Ruairi O’Connell.

Takimi do të zhvillohet në orën 09:30 në ndërtesën e Qeverise së Kosovës.