Site icon Telegrafi

Haradinaj: Presidenti Thaçi i ka bërë dëm Kosovës (Video)

​Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se deklaratat për mbylljen e kampit Bondsteel nga Kosova janë të hershme, ndërsa shtoi se qëndrimet e presidentit Thaçi për kufijtë janë të rrezikshëm për sovranitetin e vendit.

Këto komente Haradinaj i bëri pas përfundimit të akademisë përkujtimore për akademik Idriz Ajeti.

“Presidenti i ka bo dëme të mëdha vendit me idetë e tij lidhur me dialogun dhe me avancimet për ndarje të Kosovës…. Pra, diskutimet e tij e kanë pru gjendjen ku jemi sot”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe rreth deklaratave për mbylljen e Bondsteel-it.

“E para Amerika operon në krejt globin për siguri dhe është garant i sigurisë e i paqes në gjithë globin edhe kur është edhe kur nuk është. Mendoj që vendimet që janë fol për kërcënim për Bondsteel mendoj që janë të hershme ose të avancuara për shkak se një vendim i tillë mund të merret por jo në rrethana lidhur me taksën. Ndërsa të gjitha argumentet për të cilat është vendosur taksa, agresiviteti i Serbisë-plani i jashtëm, përpjekjet e Serbisë për destabilizim- plani i brendshëm dhe vonesat për njohje që i shkaktojnë dëm Kosovës ekzistojnë. Taksa mbetet deri në njohje të Kosovës dhe ne i bëjmë apel popullit amerikan, qeverisë, institucioneve e Amerikës që jo veç me qëndru në Kosovë, KFOR-i dhe Bondsteel-i, por këtu janë në shtëpi të vet përjetësisht. Presidenti i ka bërë dëme të mëdha vendit të tij lidhur me dialogun edhe në avancimet për ndarje të Kosovës, pra diskutimet tij e kanë pru gjendjen ku jemi sot” , tha ai.

Haradinaj ka folur edhe për Trepçën.

“Ju e dini situatën me Trepçën. Serbia është munduar të na i ndal të gjitha deri më sot. Sikur të ishim unik ju garantoj që Amerika, Evropa na kishin respektuar. Vrapimi pro Amerikan që me heq taksën ndaj Serbisë, nuk na ndihmon shumë”. /Telegrafi/

Exit mobile version