Site icon Telegrafi

Haradinaj porosit Kurtin: Mos e heq taksën pa njohje nga Serbia, sepse do të mbetesh duarthatë!

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti, se po përgatitet ta heq taksën ndaj Serbisë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe presidenti amerikan Donald Trump, i ka kërkuar Serbisë ta njohë Kosovën.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Presidenti Trump në letrat e tij dërguar Kosovës dhe Serbisë kërkoi shprehimisht njohjen e Kosovës nga Serbia. Edhe ne po kërkojmë të njejtën. Taksa të hiqet me njohje, dhe zgjidhet problemi.

Mos e bëj dorëzimin përpara njohjes nga Serbia, sepse do mbetesh duarthatë!”, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar sot se taksa prej 100% ndaj mallrave serbe do të hiqet, por jo pa vendosjen e parimit të reciprocitetit.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%”. /Telegrafi/

Exit mobile version