Site icon Telegrafi

Haradinaj: Politika në Maqedoni të mos e përziej Kosovën në krizën që duhet ta zgjidhin vetë (Foto)

Daut Haradinaj, deputet i kuvendit të Kosovës ka reaguar në lidhje me cilësimet e mediave maqedonase pro-qeveritare se në Maqedoni janë futur persona nga Kosova për të destabilizuar vendin, njofton Telegrafi.

”Zhvillimet në Maqedoni, janë pasojë e udhëheqjes së atjeshme, e cila është e lidhur me krimin dhe me korrupsionin, dhe përpjekjet për të amnistuar veten me gjoja “grupe terroriste nga Kosova”, tashmë nuk pijnë ujë. Ka shkuar koha kur politikanët maqedonas, i kanë justifikuar veprimet e tyre kriminale, me gjoja rrezikun nga Kosova. Unë nuk jam i afërt me asnje përson dhe me asnjë grup imagjinar që egziston në kokat e politikanëve maqedonas. Sitatën e krijuar ta zgjidhin vetë dhe të mos e përziejnë Kosovën në flliqtihanet e tyre.
Fushata propagandistike kundër Kosovës dhe figura të respektuara të saj, nuk do t’ë mund t’iu mbulojë as krimin e as korrupsionin e nivelit ballkanik të politikanëve maqedonas.”(sic) thotë Daut Haradinaj./Telegrafi/

 

Exit mobile version