Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, që sot mori miratimin e Qeverisë, përfitojnë rritje substanciale të pagës policët e Kosovës.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Policia e Kosovës ndër vite e ka dëshmuar përkushtimin e saj për t’u garantuar qytetarëve siguri.
Postimi i plotë i Haradinajt:
“Kosova ka ndërtuar një polici profesionale dhe me integritet, që është shtyllë e shtetit ligjor. Policia e Kosovës ndër vite e ka dëshmuar përkushtimin e saj për t’u garantuar qytetarëve siguri. Me Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, që sot mori miratimin e Qeverisë, më në fund, përfitojnë rritje substanciale të pagës policët e Kosovës. Një pagë e dinjitetshme për polici kredibile, në shërbim të zbatimit të ligjit!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/