Telegrafi

Haradinaj përshëndet koalicionin LVV-LDK, por thotë se nuk do ta votojë Qeverinë Kurti

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka komentuar arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me këtë rast Haradinaj ka thënë se e mirëpret këtë marrëveshje pasi Kosova është dashur të ketë qeveri pas 6 tetorit.

“Kosova është dashur të ketë qeveri pas 6 tetorit. Kanë qenë të paarsyeshme vonesat për mosarritjen e marrëveshjes. Është dashur qysh moti që tek ministritë të thonë se janë 15 ministri dhe jo të proklamojnë se janë 12”, tha Haradinaj në Lumbardh të Deçanit pas ceremonisë me rastin e shënimit të 30 vjetorit të fillimit të aksionit për pajtimin e gjaqeve.

Siç njofton Klan Kosova, kryeministri në largim shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk do ta votojë qeverinë Kurti.