Site icon Telegrafi

Haradinaj: Përjetësisht falënderues SHBA-së dhe aleatëve në NATO, na dolën në krah në kohën më vendimtare

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot në 21 vjetorin e çlirimit se në këtë ditë të rëndësishme kujton betejat e përgjakshme anekënd Kosovës, ku mijëra luftëtarë trima, ranë dëshmorë për lirinë e Atdheut.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se është përjetësisht falënderues SHBA-së dhe aleatëve në NATO.

“12 qershori i vitit 1999 shënon fillimin e hyrjes së forcave tokësore të NATO-s në Kosovë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kujtojmë sot, betejat e përgjakshme anekënd Kosovës, ku mijëra luftëtarë trima, ranë dëshmorë për lirinë e Atdheut.

I përkulemi të rënëve dhe i falënderohemi përjetësisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve aleate të NATO-s që Kosovës i dolën në krah, në kohën më vendimtare në historinë e saj!

Kosovë, Urime Dita e Çlirimit!”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version