Site icon Telegrafi

Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti “hajvan” i shkon vetëm atij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i është përgjigjur ofendimeve që lideri i LVV-së, Albin Kurti u bëri partive opozitare të cilët i quajti “hajvana”.

Haradinaj në konferencën për media tha se ky epitet i shkon vetëm Kurtit.

“Ai epitet i shkon atij. Më hajvan se një kryeministër që mas katër viteve qeverisje ka treguar vica gjatë fushatës s’ka pas një program konkret, ska të arritura asgjë. Fatkeqësisht ky është realiteti ynë”, tha Haradinaj.

Lexo po ashtu Pasi shpalli fitoren, Kurti i quan "hajvana" opozitën

Ai shtoi se qytetarët e kanë parë dje se kush është Albin Kurti.

“Ai pse nuk ka fituar me dalë me fy e me bërtit ashtu është realiteti ynë, pra kemi të bëjmë me një njeri që vërtetë është hajvan. Po i hymë në hak hajvanëve duke i thënë atij, sepse ai është më keq”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version