Telegrafi

Haradinaj për takimin me Kurtin: Isha në orën 09:00 në zyrën e tij, por kryeministri nuk ishte aty

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ishte i pranishëm në takimin e sotëm të ftuar nga kryeministri Albin Kurti me liderët e partive opozitare, ku u diskutua për situatën në veri.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar mos prezencën e tij në këtë takim.

Ai ka shkruar se ishte në kryeministri në orën 09:00 por që kryeministri Kurti nuk ishte aty.

“I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty! Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri. Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.

“Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës! Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë. Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/