Dua Lipa ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me dy çmime në ngjarjen kryesore muzikore botërore.
Mbrëmë është mbajtur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve më prestigjioze muzikore “Grammy Awards”.
Zeshkania ka triumfuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike” dhe “Artisti më i mirë i ri”.
Kjo ka bërë që të reagojë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke thënë se 23-vjeçarja dëshmoi edhe njëherë që me punë dhe talent, mund të arrihet çdo gjë në jetë.
“Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd”, ka shkruar i pari i qeverisë së Kosovës.
Gjithashtu edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell ka pohuar se kjo është arritje e dy shteteve – Kosovës dhe Britanisë së Madhe.
Ndryshe, Bebe Rexha ka qenë e nominuar në dy kategori të ndryshme, por që nuk arriti të rrëmbej ndonjë çmim prestigjioz. /Telegrafi/