Telegrafi

Haradinaj për qeverinë: Një shtëpi budallë – Kurti armik i zhvillimit ekonomik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, edhe një herë qeverinë e drejtuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka quajtur “një shtëpi budallë”.

Haradinaj tha se Kurti po vepron kundra nevoja të qytetarëve të ekonomi – derisa shtoi se sektori i sigurisë është tejet i dëmtuar nga kjo qeveri.

“Futi paratë e popullit le të gjallëron. Nuk ka gjallëri ekonomike në kohë krize që mban pare peng. Pse ende Albin Kurti nuk ua ka rritur pagat, policit, ushtarit, AKI-së”.

“Ky i ka zhvesh cullak policin, ushtarin, inteligjencën deri në ekzistencë”, u shpreh Haradinaj.

Ai vlerëson se presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, po sillen si fëmijë në raport me Serbinë.

“Nuk duhet të shkohet për negociata me lazdrim, duhet të ulet dhe të diskutojnë me qetësi për të gjetur zgjedhje, nuk ka interes dikush që të dobësojë Kosovën me Asociacionin”.

“Kryeministri dhe presidentja nuk do duhej të hynin në një proces ku e dështojnë Kosovën, kjo është ka më dhemb mua. Unë s’jam për t’ju nënshtruar askujt, por rezultati i këtij procesi është nënshtrim. Nuk do të duhej të hynin në një proces Kosova del humbëse”.

“Këta [ Kurti dhe Osmani ] janë duke bërë gabime dhe janë duke u sjellë si fëmijë dhe këto gabime janë duke na kushtuar kur dy herë janë duke dështuar zgjedhjet dhe ky është nënshtrim” u shpreh Haradinaj në KlanKosova.