Site icon Telegrafi

Haradinaj për Qeverinë Kurti: I dëmtoi punëtorët e arsimit me mbi 31 milionë euro

Fot

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar të publikojë të dhëna që sipas tij Qeveria Kurti iu ka shkaktuar dëme secilit sektor.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka paraqitur të dhënat për sektorin e arsimit.

“Më herët kemi paraqitur dëmin e shkaktuar ndaj policëve, shërbyesve civil dhe personelit shëndetësor, për shkak të neglizhencës së qeverisë.
Por, dëmi më i madh, nga papërgjegjësia e Qeverisë Kurti, i është shkaktuar sektorit të Arsimit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se ky “dëm” kap shifrën mbi 31 milionë euro.

“Mësimdhënësit, edukatorët, pedagogët, bibliotekistët, administrata e udhëheqja e sektorit arsimor, janë goditur rëndë nga Kurti, e vlera e dëmit të shkaktuar është mbi 31 milionë euro”, ka shtuar Haradinaj.

Sipas tij, është i domosdoshëm aprovimi i Ligjit të Pagave.

“Aprovimi i Ligjit të Pagave, është domosdoshmëri”, ka përfunduar Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version