Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të tërhiqet nga vendimi për sjelljen e marrëveshjes për Demarkacion në Kuvendin e Kosovës.
Nga aty ai ka thumbuar ish kryeministrin, Isa Mustafa duke e quajtur “të ngratë”, përcjellë Klan Kosova.
“Atë marrëveshje… kryeministri i mëhershëm, i ngrati e ka sjell këtu dhe e ka kthyer mbrapa. Kurrë nuk e kthej pas, ju do të përballeni me të”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri i vendit tha se me Komisionin e Shpejtim Bulliqit kanë hedhur dritë mbi çështjen e demarkacionit.
Duke iu drejtuar deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, kryeministri Haradinaj tha “Grupi parlamentar i AAK-së të tregon se si të votohet”.