Telegrafi

Haradinaj për Ditën e Kushtetutës: Demokracia dhe institucionet e pavarura duhet mbrojtur me çdo kusht

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët për Ditën e Kushtetutës.

Haradinaj ka shkruar se 13 vite më parë përmes këtij dokumenti u vulos Kosova si vend sovran, i pambaruar dhe unitar.

“Ky përvjetor, shënohet me punë e suksese të numëruara, por edhe sfida për t’i tejkaluar”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kulm i një shtëpie të përbashkët, të shqiptarëve dhe komuniteteve, garantuese e parimeve të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë.

Trembëdhjetë vite më parë, përmes këtij dokumenti, u vulos Kosova jonë si vend sovran, i pavarur dhe unitar.

Ky përvjetor, shënohet me punë e suksese të numëruara, por edhe sfida për t’i tejkaluar.

Demokracia, të drejtat individuale, pluralizmi politik e institucionet e pavarura, që dalin nga fryma kushtetuese, duhet të mbrohen me çdo kusht nga secili tentim që të tjetërsohen.
Kosovë, Urime Dita e Kushtetutës!
/Telegrafi/