Site icon Telegrafi

Haradinaj për dalje nga kriza qeverisëse i kërkon ndihmë Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri në dorëheqje gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se duhet patjetër të kërkojë ndihmën e Gjykatës Kushtetuese se si duhet vepruar tutje në mënyrë që mos të krijojnë vakum qeverisës.

Haradinaj tha se i ka dy pyetje për Gjykatën Kushtetuese: “Me rastin e dorëheqjes së kësaj qeverie a të krijojmë vakum të qeverisë apo të vazhdojmë me kujdestari dhe detyra qeverisëse deri në qeverinë e ardhshme? ”

“E kemi për detyrë që mos të lejmë vakum qeverisës. Sido që të jetë, me këto pasiguri ligjore që u paraqitën këtu me duhet të kërkoj ndihmën e Gjykatës Kushtetuese. Dalja nga kjo gjendje është që të marr një mbulesë ligjore nga autoriteti që  e ka këtë.  E vetmja gjë që duhet të bëjmë është ta lusim Gjykatën Kushtetuese dhe të na jep një përgjigje urgjente ‘me rastin e dorëheqjes së kësaj qeverisë a të krijojmë vakum të qeverisë apo të vazhdojmë me kujdestari dhe detyra qeverisëse deri në qeverinë e ardhshme. Gjykata mund të na dërgojnë një shkresë, ata i kanë praktikat e veta. Imagjinon nëse pas një jave flasim për të njëjtën gjë atëherë kemi humb një javë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri në dorëheqje ka thënë se nuk mundet më të thërras mbledhje të Qeverisë.

“Tani e kam të pa sigurt që të thërras mbledhje të qeverisë pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Për takime të Qeverisë, nuk do të marrim më vendime, por nëse bëhet për zgjedhje do të rrezikojmë të marrim, ministrat do të bëjnë kujdestari”.

I pyetur nga gazetarët se a do të shkojë sërish në Hagë, ai ka thënë se nuk e di. /Telegrafi/

Exit mobile version