Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin Agim Ramadani në 21 vjetorin e rënies së tij.
Haradinaj në një postim në Facebook, ka shkruar se sot, në 21 vjetorin e rënies, e kujtojmë njërin prej komandantëve më të shquar të UÇK-së.
Postimi i plotë:
Më 9 prill të vitit 1999, nën udhëheqjen e Agim Ramadanit, gjatë Betejës së lavdishme të Koshares, thyhet kufiri ndërshqiptar. Vetëm dy ditë më pas, më 11 prill 1999, Komandant “Katana” bie heroikisht në Altarin e Lirisë. Sot, në 21 vjetorin e rënies, e kujtojmë njërin prej komandantëve më të shquar të UÇK-së. Kujtojmë luftëtarin, artistin e shkrimtarin, i cili Kosovës i shërbeu me krejt kapacitetin e tij intelektual dhe patriotik. Lavdi e përjetshme Agim Ramadanit dhe të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës! /Telegrafi/