Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka mbajtur një konferencë për media.
Ai ka thënë se pret nga Bashkimi Evropian që pas zgjedhjeve që do t;i kenë, të shtoi fokusin në Ballkanin Perëndimor.
“Është e vështirë për mu me ba parashikime për rezultatin e zgjedhje. Shpresoj që BE-ja do ta rrisë fokusimin në Ballkan. Ne jemi në komunikim direkt me Uashingtonin për zhvillimet tek ne dhe në vendet e rajonit”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri shtoi se Kosova ka sfida të shumta, derisa akuzoj BE-në rreth qasjes së saj ndaj Serbisë.
“Serbia po blenë armë në Moskë, ato armë janë për qëllime të luftës. Serbia po merr para nga taksapaguesit e saj dhe po hap vende pune në Moskë, BE-ja spo ankohet prapë po i jep fonde IPA”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj bëri apel tek të gjithë liderët e rajonit që të luftojnë për ma shumë Evropë.
“Të luftojmë për ma shumë Evropë, dhe t’i kuptojmë specifikat e njëri-tjetrit. Kosova ka më së shumti nevojë për fondet IPA se çdo vend tjetër në rajon”, tha Haradinaj. /Telegrafi/