Site icon Telegrafi

Haradinaj pas takimit me Thaçin: U konsultuam për zhvillimet në vend, nuk folëm për Specialen e as për postin e presidentit

Pas takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se takimi me të është mbajtur për t’u koordinuar për temat nacionale.

Haradinaj u shpreh se ftesa nga Thaçi ka qenë për tu konsultuar për zhvillimet në vend.

Ai mohoi se kanë biseduar për postin e presidentit.

“Isha në takim me ftesë të  presidentit Thaçi për konsullata dhe për zhvillimet në vend. Diskutuam për gjendjen në vend dhe për pandeminë. Një takim që është praktik. Kemi pasur takim kryesisht për zhvillimet në vend politike dhe institucionale”, tha Haradinaj, transmeton EO.

Ai gjithashtu ka mohuar se në këtë takim është biseduar për postin e presidentit dhe Gjykatën Speciale.

“Jo nuk kemi biseduar për postin. Nuk ra kjo temë dhe nuk më tha se ka diçka të re në këtë drejtim”, tha ai.

Exit mobile version